Home Lifestyle Parashikimi i motit, 22 Shkurt 2024
Parashikimi i motit, 22 Shkurt 2024
0

Parashikimi i motit, 22 Shkurt 2024

0
0

Sipas MeteoAlb, orët e paradites; do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta.

Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore – verilindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në Pukë deri në 18°C vlera maksimale në rang territori që do të shënohet në  Fier dhe Lushnje.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-22-shkurt-2024/

Foto: Freepik.com

tags: