Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë përgjatë gjithë 24-orëshit në të gjithë vendin ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente, më të theksuara në zonat veriore dhe qëndrore ku priten edhe rrebeshe, shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të pakët në zonat qëndrore duke lënë dy ekstremet veri-jug me rrebeshe shiu. Parashikohet që gjatë natës të ketë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në mëngjes por rriten sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi permanent jugor; kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com