Home Business / Technology Instagram del një hap para Tik Tok-ut me opsionin e ri
Instagram del një hap para Tik Tok-ut me opsionin e ri
0

Instagram del një hap para Tik Tok-ut me opsionin e ri

0
0

Instagram po punon mbi një opsion për Reels të quajtur “Spins”, ka konfirmuar platforma për TechCrunch. Ky përditësim do të lejojë përdoruesit e tjerë që të përdorin tekstin ose audion nga një Reels.

Instagram është shprehur se Spins është një prototip i brendshëm dhe nuk po testohet jashtë.

Opsioni mund të jetë një mënyrë që përdoruesit të fillojnë trende duke krijuar modele të gatshme që të tjerët mund t’i shfrytëzojnë. Nëse ka një model të gatshëm që është bërë trend, dikush mund të marrë tekstin ose audion për ta ndryshuar kuptimin që t’i përshtatet një situate tjetër.

Për shembull, videon e një qeni që hap gojën për gjumë ku shkruhet: “Unë të hënën në mëngjes”, nëse klikoni Spins dikush shpërndan videon por me një shkrim tjetër ku një ide mund të jetë: “Unë duke u përpjekur të mos më zërë gjumi në mësim” e me radhë.

Linku: https://twitter.com/alex193a/status/1432963409151135744

Foto:Freepik.com

tags: