Home ShowBiz ‘Sot ma theve zemrën dhe më braktise për herë të dytë’, Sara i përgjigjet publikisht të atit
‘Sot ma theve zemrën dhe më braktise për herë të dytë’, Sara i përgjigjet publikisht të atit
0

‘Sot ma theve zemrën dhe më braktise për herë të dytë’, Sara i përgjigjet publikisht të atit

0
0

Sara Gjordeni ka reaguar pas deklaratës së babit i cili tha publikisht se nuk e ka braktisur por u nda nga mami i saj për shkak se ajo e tradhtoi.

Nëpërmjet një postimi të gjatë dhe emocional dhe me fakte Sara shprehet kështu për këtë histori delikate.

‘Artur, sepse titullin baba se meritove kurrë. Sipas vendimit gjyqësor ke deklaruar në 1999 që jeni divorcuar sepse nuk përballoje dot ekonomikisht martesën. Jo seps ke kapur nënën time në tradhti.

Turp për ty dhe gënjeshtrat e tua! Përveç kësaj mami nuk të ka ndaluar kurrë të më takoje. E ke deklaruar në gjykatë përpara gjykatëses gjë që vërtetohet në vendimin të cilin e keni të dy. Por dhe pas kësaj zgjodhe të mos më kërkoje më kurrë. Nuk di kush ta ka mësuar të dalësh të mashtrosh apo për sa para sepse e di që gjendja jote ekonomike është e mjerueshme por dije se sot kuptova përse dajat. gjyshërit, mami dhe kushërinjtë nuk të deshën kurrë.
Ti nuk mund të jesh kurrësesi baba që për pak famë hodhe baltë mbi mua dhe gruan që e rriti fëmijën tënd e vetme me 100 sakrifica ndërkohë që t’i nuk investove 10 lekë të vjetra për rritjen dhe shkollimin tim.

Si ke gojë të flasësh sot për fotografi në portofol?

Si mundet një baba të dali në intervista nëpër portale pa bërë përpjekjen më të vogël të kontaktojë me mua në fillim kur më dashke kaq shumë. Sot kuptoj përse në varrin e Milanit të vogël shkruhet vetëm nga mami dhe Sara.
TURP TURP TURP!!!
Sot ma theve zemrën dhe më braktise për herë të dytë. Je shëmbulli më i keq i një babai dhe qenia më e ulët që ka shkelur kjo tokë.’

Linku: https://www.instagram.com/stories/saragjordeni/3324397465639151224/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/saragjordeni/

tags: