Home ShowBiz U tha se nuk lejon ish partnerin të shikojë vajzën, Rudina Dembacaj reagon mbi temën delikate
U tha se nuk lejon ish partnerin të shikojë vajzën, Rudina Dembacaj reagon mbi temën delikate
0

U tha se nuk lejon ish partnerin të shikojë vajzën, Rudina Dembacaj reagon mbi temën delikate

0
0

Rudina Dembacaj në daljen e saj të fundit për Se Luan Topi ka folur rreth lajmeve që kanë qarkulluar se ajo nuk e lejon ish partnerin për të parë  të bijën.

Aktorja duket se është tejet e zhgënjyer për mënyrën se si trajtohen disa tema delikate në vendin tonë kur vjen puna tek fëmijët.

‘Çështjet e mia që më gëzojnë i kam bërë vete publike sepse janë gjëra të mira që mund t’i ndaj me publikun dhe pse jo mos t’i shpërndaj me publikun. Ndërsa çështje delikate që kanë të bëjnë me fëmijët është shumë e tmerrshme që personat vetë po i hedhin në treg. Vajza ime po rritet çdo ditë dhe Viktoria nëse nuk do që unë të postoj një foto, nuk do e postoj.

Unë i respektoj totalisht privatësinë e saj. Mendoj që Viktorja dhe çdo fëmijë në planet di ta përdorë shumë mirë telefonin, kur të rritet dhe pak do shohë gjëra që janë publikuar pa lejen e saj dhe kjo gjë është shumë e tmerrshme. Sa i përket portaleve, portalet ushqim duan dhe sigurisht që do e publikojnë. Unë ka zgjedhur vetëm rrugë profesionistësh për time bijë dhe nuk pranoj asesi të bëhet një gjyq publik. Gjërat janë shumë reale, janë të studiuara nga profesionistë dhe përgjigjet merren aty ku duhet.

Nuk dua që këto gjëra të cilat bëhen me papërgjegjshmëri publike, ti vuajë nesër fëmija im që nesër do jetë një adoleshente dhe shokët apo shoqet e saj mund t’i lexojnë, mund të bullizohet. Pse t’u jap vegla për të sulmuar fëmijën tim? Kjo është papërgjegjshmëri e shumë prindërve që i bëjnë vetë publike këto gjëra dhe kjo është shumë e tmerrshme. Prandaj kam zgjedhur në çdo fushë profesionistët. Unë kam shumë besim tek profesionistët.’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=P_HI2HJV-9Y

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/