Home Travel Mediat britanike jehonë turizmit në Shqipëri
Mediat britanike jehonë turizmit në Shqipëri
0

Mediat britanike jehonë turizmit në Shqipëri

0
0

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes destinacioneve aventureske.

Prej vitesh Shqipëria ishte sekreti i ruajtur në Evropë, por tashmë po shëndërrohet në një destinacion pushimesh shumë të preferuar.

Kështu shkruan britanikja Daily Express që thotë se vendi ynë është një alternativë e mirë kundrejt Kroacisë më të famshme.

Këto vitet e fundit, vendi ynë ka pasur një rritje të vizitorëve përfshirë britanikët të cilët kanë zbuluar  ujërat e kristaltë të rivierës shqiptare, plazhet me rërë dhe peizazhet e bukura që mund të përjetohen me një çmim shumë të lirë theksohet në artikull.

Shqipëria po përgatitet të mirëpresë më shumë pushues të tjerë pasi po përgatitet për të bërë gati  aeroportin e tretë në qytetin e Vlorës.

Britanikja thekson se me ndërtimin e aeroportit do të ofrojë një arsye tjetër për turistët për të udhëtuar drejt rivierës shqiptare, pasi do të shkurtojë kohën e udhëtimit. Përveç Daily Express është një tjetër media e njohur britanike e cila vlerëson Shqipërinë.

Britanikja The Guardian e ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve që janë ideale për aventurierët. Kjo media rekomandon udhëtimet me kuaj.

Linku: https://www.express.co.uk/news/world/1876180/albania-new-vlora-international-airport-tourists

Foto: https://www.instagram.com/secret.albania/

 

tags: