Home Aktualitet Arritje historike, zbulohet mënyra për pastruar qelizat nga virusi HIV/AIDS
Arritje historike, zbulohet mënyra për pastruar qelizat nga virusi HIV/AIDS
0

Arritje historike, zbulohet mënyra për pastruar qelizat nga virusi HIV/AIDS

0
0

 

Një grup shkencëtarësh arrijnë për të parën herë të pastrojnë plotësisht qelizat e infektuara me HIV/AIDS. Arritjen e madhe e bëri një ekip i Universitetit të Amsterdamit, që aplikoi me sukses metodën Crispr, e vlerësuar me çmimin Nobel në Kimi në vitin 2020.

Shkencëtarët përdorën këtë metodë që mundëson bërjen e ndryshimeve në gjene për të shkëputur pjesët e virusit HIV të bashkuara me ADN-në e qelizave. Praktika është si të përdorësh një gërshërë në rrafshin molekular për të prerë atë pjesëz të qelizës që është e infektuar me HIV.

Ilaçet që përdoren aktualisht për të kuruar të sëmurët me HIV/AIDS, mbajnë nën kontroll dëmet që shkakton virusi në trup, duke arritur të shtojnë jetëgjatësinë e të infektuarve, por nuk e eliminojnë dot.

Metoda e re është për momentin e paaplikueshme tek të sëmurët dhe është në fazat e testimit laboratorik. Synimi i radhës gjetja e mënyrave për ta testuar së shpejti tek të sëmurët për shërimin e tyre të plotë.

Linku: https://www.wionews.com/science/scientists-claim-they-successfully-eliminated-hiv-from-infected-cells-702225

Foto:Freepik.com

tags: