Home Business / Technology Tik-Tok prezanton planin e ri të monetizimit
Tik-Tok prezanton planin e ri të monetizimit
0

Tik-Tok prezanton planin e ri të monetizimit

0
0

Përdoruesit që përfitojnë para nga TikTok-u tashmë do të paguhen duke u bazuar te mënyra sesi përmbajtja e tyre përkon me kërkimin e përdoruesve të tjerë.

Kompania ka publikuar programin e ri të Creator Rewards me të cilin paguan përdoruesit që të prodhojnë përmbajtje origjinale, me cilësi të lartë dhe të përshtatur me kërkimet.

Me planin e ri të monetizimit, përdoruesit do të paguhen bazuar në 4 kritere: origjinaliteti, kohëzgjatja e materialit, kërkimi dhe përfshirja e audiencës.

Veç kësaj, është integruar opsioni Search Insights që nxjerr të dhëna për temat e kërkimit që janë trend dhe mund të ndihmojnë përdoruesit të prodhojnë përmbajtje që përputhen me kërkesën e TikTok-ut.

“Përmbajtja që përputhet me temat më të kërkuara rrit vlerën për përdoruesit. Për të gjetur frymëzimin për përmbajtje që i intereson audiencës së TikTok-ut, përdoruesit mund të përdorin Creator Search Insights që të kuptojnë më mirë tematikat më të kërkuara”, shpjegoi platforma në një deklaratë për shtyp.

“Me këto të dhëna, përdoruesit mund të frymëzohen për përmbajtjen e tyre, të përshtasin strategjitë krijuese që të përputhen me interesin e audiencës dhe të krijojnë postime që njerëzit duan të shohin”.

Ky ndryshim mund të jetë një sinjal që TikTok po e mendon veten si një motor kërkimi. Sipas një raporti nga Adobe në muajin janar, 40% e përdoruesve në SHBA e shfrytëzojnë platformën për këtë qëllim.

Plani i ri i monetizimit zëvendëson fondin prej 1 miliardë dollarësh që u prezantua në vitin 2020 dhe mbaroi në fund të vitit të shkuar duke u fokusuar te videot më të gjata se një minutë.

Linku: https://nairametrics.com/2024/03/19/tiktok-introduces-new-program-to-reward-content-creators-globally/

Foto: Freepik.com

tags: