Home ShowBiz Robert Berisha largohet nga Ferma Vip, ja arsyeja që e çoi në këtë vendim
Robert Berisha largohet nga Ferma Vip, ja arsyeja që e çoi në këtë vendim
0

Robert Berisha largohet nga Ferma Vip, ja arsyeja që e çoi në këtë vendim

0
0

Robert Berisha është larguar nga Ferma Vip në mëyrë vullnetare. Shkak i largimit është bërë malli për të bijën Rene.

Ai mori një telefonatë emocionuese nga e vogla e tij e cila duket se e theksoi më shumë vendimin për tu larguar nga kjo eksperiencë e veçantë.

‘Nuk ka ndodhur asnjëherë që t’i bëj cancel angazhimet e mia, më vjen keq që ka ndodhur kështu. Por pas kësaj telefonate që pata me Renenë, dhe këto ditë e kam patur të vështirë këtu në Fermë nga malli për vajzën, pasi eksperienca ka qenë shumë e bukur. Po, siç e thashë kam 5 vite që nuk jetoj me vajzën, dhe është shumë e vështirë për mua.

Po, e lë garën për shkak të Renesë, po më vjen keq edhe prej produksionit që ka ndodhur kjo gjë por unë duhet ta lë. Më beso që më ka ardhur shumë mirë për ftesën, të gjithë kemi nevojë për lekë, por se kam menduar fare as finalen as çmimin, por kjo eksperiencë dhe këta njerëz këtu nuk paguhen me lekë.

Këta kur të vinë në Kosovë e kanë një derë të hapur e kanë një vëlla. Kështu që nuk dua me i mërzit më shumë as veten as këta, ditët e fundit kam qenë shumë i mërzitur, prandaj nuk ja dal dot.’

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=BufNJnG6YkU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/