Home ShowBiz ‘Gjysma ime më e mirë iku sot’, Agron Llakaj ndan lajmin e trishtë me ndjekësit
‘Gjysma ime më e mirë iku sot’, Agron Llakaj ndan lajmin e trishtë me ndjekësit
0

‘Gjysma ime më e mirë iku sot’, Agron Llakaj ndan lajmin e trishtë me ndjekësit

0
0

Momente të trishta për familjen e Agron Llakaj.

Aktori i njohur ka humbur partneren e jetës.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale artisti ka ndarë lajmin e trishtë.

Agroni zbuloi se partnerja e tij kostandina prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

‘Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës. Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina, mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.’

Kostandina ime e shtrenjtë!
Edhe pse t’i kam thënë shumë e shumë herë…,sot në lamtumirën tënde të fundit, dua që t’i kesh me vete.
Kemi patur një rrugetim të vështirë, të lodhur dhe me shumë sakrifica…,ëndërruam për një jetë të re dhe me shumë ambicje.
E që unë të mbaroja shkollën e lart të arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy fëmijët..Alkidën dhe Enon.
Sa shumë ke sakrifikuar për Ne…,Ti ishe shtëpia, forca më e madhe që ne kishim ishe Ti.
Kur vendosëm të vinim drejt Tiranës për një të ardhme më t mirë…,ishe po ti që krijove Tiranën( Itaken )në mua.
“Nuk do kthehemi mbrapa kurrë Agron..,beso në mua!Ne do t’ja dalim!”
Dhe ashtu ndodhi.
Dhe ecëm e ecëm, u rritëm edhe ne bashkë me fëmijët…,u bëmë dikushi, i buzëqeshëm kohës dhe viteve,të qenurit nënë e babë e pastaj gjyshër…,sa shumë ëndërra…,por ja që jeta nuk është skenar i shkruar…, sëmundja e pabesë na e mbylli perden e skenës së jetës atëher kur duhet ta shijonim më shumë.
Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shumë lot për ty por di që, kur një artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime më e mirë e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tënd nga skena une e kerkoj nje duartrokitje të madhe.👏👏👏
Falemnderit Kostandina!
Falemnderit GoNina!
Lamtumirë në qiellin e engjejve aty ku shpirti yt i mirë e meriton!
Më prit…,nuk di se kur por ti do më presësh si përherë.

Rrjeti ka shpërthyer në ngushëllime duke ia bërë më të lehtë këtë moment të trishtë familjes së tyre.

Linku:https://web.facebook.com/agronllakajpublicfigure

Burimi i fotos:https://web.facebook.com/agronllakajpublicfigure