Home Lifestyle Parashikimi i motit, 13 qershor 2024
Parashikimi i motit, 13 qershor 2024
0

Parashikimi i motit, 13 qershor 2024

0
0

Moti praqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të mbizotërojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu.

Po ashtu edhe pasditja do të vijojë më vranësira të shpeshta, rrebeshe të izoluara shiu, por nuk do të mungojnë gjithashtu intervalet me kthjellime. Parashikohet që lagështira në ajër të jetë në nivele shumë të larta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 33 gradë C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com