Home Sport Ndahet nga jeta në moshën 20 vjeçare, Justin Cornejo
Ndahet nga jeta në moshën 20 vjeçare, Justin Cornejo
0

Ndahet nga jeta në moshën 20 vjeçare, Justin Cornejo

0
0

Raporton Barcelona de Guayaquil në Ekuador se portieri i tyre zëvendësues Justin Cornejo, 20 vjeç, ka ndërruar jetë të martën. Ekipi, i cili është i planifikuar të luajë një ndeshje Copa Sudamericanë nuk dha më shumë detaje në lidhje me këtë lajmë të trishtë. 

Barcelona de Guayaquil shprehet :”Asnjë fjalë ose fjali nuk do të heqë dhimbjen që ndiejmë në këtë moment. Kujtimet që na le të gjithëve do të na japin forcë të kalojmë këtë gjë.” “Justin do të jetë gjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe, mik.” 

Klubi ekvadorian tha se kishte vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet e tyre pasi raportohej se Cornejo ishte në gjendje kritike në një spital. 

Mediat vendase raportuan se Cornejo u gjet i pajetë në banjën e tij para se të dërgohej në spital. 

Barcelona dhe klubi brazilian Red Bull Bragantino kanë planifikuar të luajnë ndeshjen e parë të play-off-it të Copa Sudamericanës.  

Gjithashtu klubi brazilian shprehën ngushëllimet e tyre për klubin ekvadorian në një deklaratë. 

Linku: https://apnews.com/article/justin-cornejo-ecuador-barcelona-dies-9999e0cbae162773f63bb51690804de5 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/justincornejo_/