Home Sport Sylvinho zyrtarisht rinovon kontratën me kombëtaren, bashkë me të dhe ndihmësit e tij
Sylvinho zyrtarisht rinovon kontratën me kombëtaren, bashkë me të dhe ndihmësit e tij
0

Sylvinho zyrtarisht rinovon kontratën me kombëtaren, bashkë me të dhe ndihmësit e tij

0
0

Përgjatë ditës së sotme ka ardhur një njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit se është rinovuar kontrata e trajnerit te kombëtares, Sylvinho Mendes Campos Junior bashkë me dy zëvëndëstrajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior. 

FSHF tregon se kontrata e re me trajnerin Sylvinho dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 dhe do të nisë  puna menjëherë pasi do të nisin ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës. 

“Sfida e parë është UEFA Nations League, me këtë kompeticion që do t’i shërbejë stafit teknik për të përgatitur sa më mirë ekipin për kualifikueset e Botërorit 2026. 

Pas suksesit të arritur me kualifikimin në Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, tani synimi kryesor do të jetë një kualifikim historik në finalet e Kupës së Botës 2026. 

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian ku tregoi performancë shumë të përgatitur dhe bindëse në takimet kualifikuese.  

“Rinovimi i kontratës nënkupton angazhimin e FSHF-së për vazhdimësi dhe stabilitet, ndërsa nis rrugëtimi ambicioz drejt objektivit për një kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026”.  sy

 

Linku: https://fshf.org/sq/zyrtare-silvinjo-dhe-zevendes-trajneret-zabaleta-doriva-firmosin-rinovimin-e-kontrates-me-fshf-ne/ 

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Cz_wr_YLWL8/?igsh=ZGRqNHgyNjdwMDB2