Home Sport Pritjes i erdhi fundi, Luiza Gega zgjedh këto fjalë pak para fillimit të Olimpiadës
Pritjes i erdhi fundi, Luiza Gega zgjedh këto fjalë pak para fillimit të Olimpiadës
0

Pritjes i erdhi fundi, Luiza Gega zgjedh këto fjalë pak para fillimit të Olimpiadës

0
0

Përgjatë ditës së sotme lojëtarët e Shqipërisë do të startojnë garat e tyre me sportistët e kualifikuar në Olimpiadën e Parisit 2024. 

Një ndër tyre është dhe atletja jonë e preferuar, Luiza Gega e cila do të marrë pjesë në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa të cilat fillojnë në orën 10:20.  

Edhe pse konkurrenca është jashtëzakonisht e lartë ajo vendos të qëndroj pozitive duke mos e harruar objektivin e saj të shkojë në finalen e madhe. Gjithashtu ajo pretendon të arrij rezultatin e përsëritur të tre viteve më parë në Tokio. 

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj Instagram ajo shkruan:

“‘It’s almost show time
Nesër është dita ime e garës ku unë do të garoj në baterinë e dytë në orën 10:20
Nuk mund ta mohoj që emocionet në këtë aktivitet janë shumë të mëdha dhe atmosfera është e jashtëzakonshme.
Nuk dua të mendoj çfarë ka ikur , nuk dua të mendoj çfarë do të vijë thjesht di që do të përpiqem në maksimun nesër për të bërë më të mirën dhe ta shijoj të qenurit Olympian në maksimum sepse nuk vjen shumë shpesh në jetë kjo ndjenjë.” 

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ti urojmë të kthehet me fitore në Shqipëri. 

Linku:https://www.instagram.com/p/C-NlimlNfx4/?img_index=5

Burimi i fotos:Instagram

tags: