Home Sport Adam Peaty akuzon Lojërat Olimpike për gjetjen e krimbave në ushqim
Adam Peaty  akuzon Lojërat Olimpike për gjetjen e krimbave në ushqim
0

Adam Peaty akuzon Lojërat Olimpike për gjetjen e krimbave në ushqim

0
0

Adam Peaty ka kritikuar organizatorët e Lojërave Olimpike Paris 2024 pas pretendimeve se atletët kanë gjetur krimba në ushqimin e tyre. Peaty tha se atletët janë “të papërgatitur” për mungesën e mundësive për ushqim që ofrohen në Fshatin Olimpik. 

Atleti i Team GB  pretendoi se kjo është pjesërisht për shkak të përpjekjeve të Parisit për të përmbushur objektivat e qëndrueshmërisë me 60 për qind të të gjitha vakteve të servirura në lojërat që nuk përmbajnë mish dhe një të tretën që janë bimore. 

Ai i tha: “Narrativa e qëndrueshmërisë është thjesht e ngarkuar mbi atletët. Dua mish kam nevojë për mish për të performuar dhe atë e ha në shtëpi kështu që pse duhet të ndryshoj?”  

“Më pëlqen peshku im por njerëzit po gjejnë krimba në peshk. Thjesht nuk është e mjaftueshme. “Ne po shikojmë më të mirët e më të mirëve në botë dhe po i ushqejmë ata jo me më të mirën.” 

“Thjesht dua që njerëzit të përmirësojnë rolet dhe punët e tyre. Dhe mendoj se atletët janë më të mirët për të dhënë mendim për këtë.” 

Heroi i Team GB gjithashtu u ankuar për mungesën e përgjithshme të organizimit në kantinën e Fshatit Olimpik duke thënë: “Shërbimi i ushqimit nuk është i mjaftueshëm për nivelin në të cilin pritet të performojnë atletët. Ne duhet të ofrojmë më të mirën që mundemi. 

” Në Tokio ushqimi ishte i jashtëzakonshëm gjithashtu dhe në Rio. Por këtë herë nuk kishte mjaft mundësi për proteina pasi kishte rradhë të gjata në pritje përgati 30 minuta për ushqim.

Linku: https://www.thesun.co.uk/sport/29708892/adam-peaty-paris-2024-olympics-worms-food/ 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CRx9zWmruum/?img_index=4 

tags: