“Stresi me një tjetër dhe ti i shkoje mbrapa”, Kejsi i mbyll gojën ndjekëses dhe gjen mënyrën ideale
Dyshja e famshme e showbizit Kejsi dhe Stresi kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes, sidomos pas deklaratës së reperit lidhur me fazën në të cilën ndodhet aktualisht marrëdhënia e tyre.
Mesa duket kjo ka bërë që shumë ndjekës të Kejsit të guxojnë duke folur ndonjëherë edhe keq sa i takon marrëdhënies mes tyre.
Një gjë e tillë i ka ndodhur Kejsit, por bukuroshja e ka postuar mesazhin e ndjekëses të plotë në instagram, duke e shkruar: “Çfarë mendimi keni për njerëz të tillë, fanse apo inatçore”.
Në këtë mesazh ndjekësja i drejtohet Kejsit duke i treguar se Stresi kishte të dashur tjetër, ndërkohë që ajo i shkonte mbrapa dhe hidhte foto me të.
Por Kejsi ka marrë mbështetje maksimale nga fansat pasi i ka pyetur çfarë mendojnë për të tillë persona.
Të gjithë i kanë thënë asaj se është një person i mrekullueshëm dhe të tillë njerëz janë të sëmurë për vëmendje.
Pak kohë më parë Stresi tha se ai dhe Kejsi janë në periudhë pause, ndërsa u shpreh se ajo është një nga ata persona që rallë i gjen.
Kjo deklaratë ishte e para që Stresi bëri pas ftohjes së marrëdhenies mes tyre.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0ayxWtgK3E/, https://www.instagram.com/p/B3IfWgQJZdo/