Home ShowBiz Hana i thërret Mozzikut babi, zëri dhe mimika e saj na e bëri ditën edhe më të bukur
Hana i thërret Mozzikut babi, zëri dhe mimika e saj na e bëri ditën edhe më të bukur
0

Hana i thërret Mozzikut babi, zëri dhe mimika e saj na e bëri ditën edhe më të bukur

0
0

Mozzik dhe Loredana janë prindër të vogëlushes Hana e cila prej pak kohësh ka mbushur një vit dhe tashmë ka filluar të belbëzojë fjalët e para.

Në një video të postuar në instagram nga reperi, vogëlushja është duke përsëritur fjalën babi dhe po buzëqesh e lumtur.

Ata të dy duken shumë të lumtur së bashku, ndërsa Mozzik është shumë i emocionuar që e bija e ka thirrur në emër dhe falënderon Zotin.

Vogëlushja pasi e mëson fjalën babi e përsërit disa herë në mënyrë perfekte, duke e bërë videon një prej më të bukurave të tij.

Loredana dhe Mozzik edhe pse janë ndarë, janë gjithmonë pranë së bijës.

Hana qëndron me Loredanën, megjithatë shpesh herë e kemi parë edhe me reperin i cili poston herë pas herë, foto e video me të bijën.

https://www.instagram.com/p/B86W4Q5FsbC/

Link: https://www.instagram.com/p/B86W4Q5FsbC/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7lSMaKFniP/