Home ShowBiz Prapaskenat e surprizës së Xhensilës, Besi paska hequr të zinjtë e ullirit…
Prapaskenat e surprizës së Xhensilës, Besi paska hequr të zinjtë e ullirit…
0

Prapaskenat e surprizës së Xhensilës, Besi paska hequr të zinjtë e ullirit…

0
0

Xhensila ka festuar sot ditëlindjen e saj të 27 dhe pak më herët ajo postoi në instagramin e saj super surprizën që aktori i kishte përgatitur me këtë rast.

Shtëpia e mbushur me tullumbace, lule e shirita festive e ka mahnitur këngëtaren e cila ka postuar në instagram një video nga shtëpia e zbukuruar për festë.

Por aktori ka vendosur që me anë të videoje humoristike të tregojë se sa shumë ka sakrifikuar për të organizuar ditëlindjen e këngëtares në kushte karantine.

Në vend të tullumbacave ai ka fryrë një palë doreza, në vend të tortës ka marrë një top me letra duarsh sipër së cilës ka vendosur një domate dhe disa kunja që zëvendësonin qirinjtë.

Pak më tutje një arush me letra që sipas Besit ka dy vjet në shtëpi, ndërsa si lule ka shkulur vazon me karafila të gjitonit.

Për pije shërben disinfektuesi i duarve, por që sipas Besit po të hollohet me pak ujë, është perfekt.

Në fund të videos Besi i thotë këngëtares “Të dua, shihemi për darkë në kuzhinë”, ku mesa duket kanë vendosur të festojnë ditëlindjen e saj me fasule.
Kjo video i ka bërë miqtë dhe ndjekësit e Besit të qeshin me lot, ndërsa të shumta kanë qenë edhe urimet me këtë rast.

https://www.instagram.com/p/B-wtDBDHqvj/

Link: https://www.instagram.com/p/B-wtDBDHqvj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5BD5cYBldC/