Pas ndarjes së bujshme me Gerard Pique , Shakira ka marrë vendimint të largohet nga Spanja për të jetuar në Miami me fëmijët e saj.
Sipas burimeve këngëtarja do të largohet nga Spanja “sepse nuk ka miq në Barcelonë”, dhe dëshiron të jetojë afër familjarëve të saj.
Në emisionin e drejtuar nga Lorena Vázquez dhe Alejandra Castelló, u zbulua se ylli i Barcelonës nuk dëshiron që fëmijët e tij Milan dhe Sasha të jetojnë larg tij dhe ka dërguar një kërkesë, nëpërmjet avokatëve të tij, për ta parandaluar këtë gjë.
Futbollisti nuk e pranon këtë kusht vendosur nga këngëtarja. Arsyeja do të ishte ambienti i ri me të cilin do të përballen fëmijët e tij. Pique preferon që ata të vazhdojnë të qëndrojnë në Barcelonë, vendi ku kanë lindur dhe janë më rehat.
Sipas informacioneve të publikuara nga La Vanguardia, të dy Shakira dhe Pique e kanë lënë vendimin mbi kujdestarin e fëmijëve në duart e avokatëve të tyre.
Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2022/06/30/62bdf3b5268e3e181f8b4592.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CRmpUZ3MC8n/