Home ShowBiz Ish-partnerja e këngëtarit të famshëm ngre dyshime të forta për tradhti
Ish-partnerja e këngëtarit të famshëm ngre dyshime të forta për tradhti
0

Ish-partnerja e këngëtarit të famshëm ngre dyshime të forta për tradhti

0
0

Një koment negativ shërbeu që ish e dashura e këngëtarit të famshëm Jason Derulos, Jena Frumes, të nxirrte sheshit shkakun e vërtetë të ndarjes së tyre.

Modelja 26 vjeçare, postoi një foto të mrekullueshme me bikini dhe një mesazh pozitiv, por u detyrua t’i kundërvihej një komentuesi i cili vuri në dyshim vlerën e saj.

“A ia vlen në çfarë mënyrë? Ti nuk je e martuar, që do të thotë se fëmija yt është bastard dhe ti po luan rolin e k*rvës. Të gjithë e keni ngatërruar moralin”, komentoi ndjekësi.

Nuk vonoi dhe përgjigja e 28 vjeçares: “Ne dikur aspironim të martoheshim, por ndoshta është më mirë të jesh beqare sesa të jesh në një lidhje dhe vazhdimisht të mos respektohesh, të mashtrohesh”, shkroi ajo mes të tjerash.

Ajo ndau një deklaratë më të gjatë në instastory, duke u shprehur se “askush nuk aspiron të jetë një nënë beqare”. Ky shkrim sigurisht nënkuptoi se arsyeja e ndarjes ka qenë pikërisht tradhtia.

 

Link: https://hollywoodlife.com/2022/07/01/jason-derulos-ex-jena-frumes-cheating-disrespect-ended-relationship/

Burime e fotove: pexels.com

https://www.instagram.com/p/Cc4DZF8pOSP/?utm_source=ig_web_copy_link