Eraldo Rexho ka zhvilluar një lojë në Instagramin e tij ka folur rreth miqësisë me shumë personazhe të njohur.
Njëri nga ndjekësit e ka pyetur se si është marrëdhënia e tij me këngëtaren Jonida Maliqi.
Ai u përgjigj duke thënë se: “Kur e kam takuar për herë të parë Jonidën, e kam ‘urryer’. Ishte me buba dhe më bëri qepaze. Pastaj s’e mbaj mend cili ishte momentin që na bëri shokë, por prej atij momenti që duhet të ketë qënë para 8 vitesh, sa vjen dhe bëhemi më të ngushtë.”
Eraldo ka përshkruar si shumë të ngushtë marrëdhënien me Jonidën, ku nuk ka kursyer edhe një ironi pë mikeshën e vetë. Ai tha se kur del shopping me Jonidën të bën të marrësh kredi pas shpenzon shumë.
Linku: https://www.instagram.com/stories/eraldorexho/2874276277038571459/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdZBSWpLclm/