Home ShowBiz Shakirës i ndodh e papritura, rrezikon burgun
Shakirës i ndodh e papritura, rrezikon burgun
0

Shakirës i ndodh e papritura, rrezikon burgun

0
0

Shakira ka humbur shansin e saj të fundit për të shmangur gjyqin për evazion fiskal në Spanjë. Gjykata e Lartë Provinciale e Barcelonës hodhi poshtë ankesën e këngëtares kolumbiane dhe konfirmoi se ka prova të mjaftueshme që ajo mashtroi Agjencinë Spanjolle të Taksave prej 14.5 milionë euro.

Burime pranë këngëtares konfirmojnë se ajo ka mund të arrijë në një marrëveshje në minutën e fundit me prokurorin publik të Spanjës, edhe pse çështja ka mbërritur në gjyq. Hetimi tre-vjeçar ndaj Shakirës  përfundoi në korrik të vitit të kaluar.

Gjykatësi zbuloi se kishte “prova të mjaftueshme” për ta gjykuar atë për shmangien e taksave prej 14.5 milionë eurosh duke fshehur pasurinë e saj nëpërmjet një rrjeti kompanish të bazuara në parajsat fiskale.

Këngëtarja nga ana e saj argumentoi se nuk ka asnjë borxh me Zyrën e Taksave Spanjolle, duke theksuar se ajo tashmë ka paguar 17 milionë euro. Por gjykata e Barcelonës hodhi poshtë ankesën e saj.

Linku: https://english.elpais.com/economy-and-business/2022-05-27/shakira-loses-final-battle-to-avoid-trial-for-tax-fraud.html#:~:text=Shakira%20has%20lost%20her%20last,14.5%20million%20(%2415.5%20million).

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWv5ggZs8hw/