Modelja e njohur ruse Irina Shayk është përfshirë në një skandal në rrjete sociale për shkak të një postimi në Instagram.
Fansat kanë kërkuar përgjigje nga modelja ruse pasi ajo u akuzua për përdorimin e simbolit anti-ukrainas “Z” në një postim të fshehtë në Instagram.
Postimi i Shayk në Instagram po diskutohet gjerësisht në internet pasi ajo postoi një foto ushqimi me mbishkrimin “Russianzz”, dhe shumë po e shohin atë si mbështetje për përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë.
Shumë marka të njohuar janë shprehur se nuk mbështesin bindjet e modeles duke e akuzuar për pandjeshmëri sociale.
Ajo ende nuk ka komentuar më tej mbi postimin, apo nuk i është përgjigjur akuzave të shumta të bëra ndaj saj.
Linku: https://www.newsweek.com/irina-shayk-backlash-using-russian-ukraine-war-symbol-z-instagram-1724888
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXNTGsls3q1/