Home ShowBiz Pjesë e Big Brother, ish konkurrenti i Për’puthen shpreh dëshirën e papritur
Pjesë e Big Brother, ish konkurrenti i Për’puthen shpreh dëshirën e papritur
0

Pjesë e Big Brother, ish konkurrenti i Për’puthen shpreh dëshirën e papritur

0
0

Julian Lala është një nga konkurentët që ka spikatur më shumë në emsionmin Për’puthen.

Ai njihet ndryshe edhe si ‘Aventurat e Julit’ ku ndan me ndjekësoit e tij foto nga udhëtimet e ndryshme.

Juli ishte i ftuar emisionin ‘Pushime on Top’ në Top Channel.

Ai ka rikujtuar eksperiencën në Përputhen si një kujtim të bukur dhe që e ka shijuar pafund.

Pyetur nëse do të rikthehej në Për’puthen ai u shpreh se:

“Në Përputhen jo, se u futa njëherë dhe nuk funksionoi. Aty ku do doja të futesha është Big Brother. Është gjë shumë interesante të ulem 3 muaj me të njëjtët persona dhe jo vetëm të eksploroj ata, por të eksploroj veten, se si një njeri shumë i lumtur, futet në një emision televiziv dhe në një shtëpi të blinduar dhe sheh një njeri të mbyllur brenda kuadratit. Jam shumë kurioz ta shoh edhe nga ana e jashtme, por edhe nga brenda se si do zhvillohem. Do iki fare nga trutë e kokës apo do përshtatem me absurditetin që ne do e quajmë në normalitet për 3 muaj“.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=_Ek7wlTJrDw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMeq-78h28i/