Home ShowBiz Festojnë plot shtatë muaj bashkë, Einxhen zbulon dedikimin e parë nga Dj Dagz
Festojnë plot shtatë muaj bashkë, Einxhen zbulon dedikimin e parë nga Dj Dagz
0

Festojnë plot shtatë muaj bashkë, Einxhen zbulon dedikimin e parë nga Dj Dagz

0
0

Dyshja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, të cilët u krijuan çift gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother Vip, janë kthyer në një nga çiftet më të dashur të publikut.

Edhe pas daljes nga emisioni, çifti vazhdon ta shijojë lidhjen e dashurisë në maksimum.

Ditën e sotme dyshja e dashur po feston shtatëmujorin e lidhjes së tyre.

Mirëpo Einxhel sot është bërë tepër nostalgjike duke u kthyer pas në muajt e parë të lidhjes.

Edhe pas kaq muajsh së bashku ajo ka zbuluar për ndjekësit për herë të parë dedikimin e parë nga Dagz, të cilin ajo e titullon si ‘akti i parë’ i dashurisë së tij.

“Einxhel ji vetvetja”, shkruan Dagz duke motivuar kështu të dashurën e tij pas replikave dhe debateve në emision .

Linku: https://www.instagram.com/stories/einxhel_shkira/2895904751953501919/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/CaI2TuCNsvT/?utm_source=ig_web_copy_link