Home ShowBiz Rritja e çmimeve detyron Arbana Osmanin të ndërmarrë vendimin e papritur
Rritja e çmimeve detyron Arbana Osmanin të ndërmarrë vendimin e papritur
0

Rritja e çmimeve detyron Arbana Osmanin të ndërmarrë vendimin e papritur

0
0

Arbana Osmani është një moderatore shumë e dashur për publikun.

Përveç profesionit të saj si moderatore prej kaq vitesh, Arbana ka përkthyer pasionin e saj të madh për kuzhinën në libër.

Edhe libri i saj i dytë është ‘mirëpritur’ nga lexuesit, por rritja e çmimeve e ka detyruar atë që të mos e ribotojë.

Ajo ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram se ka vendosur mos ta ribotojë për shkak se është rritur çmimi i lëndës së parë kështu që edhe çmimi i librit dyfishohet.

Moderatorja  ka vendosur që mos ta hedhë më në treg librin, pasi ajo nuk e konsideron atë si një biznes.

“Libri im i dytë me receta gatimi është “sold out”prej shumë muajsh, dhe çdo dite marr me dhjetëra mesazhe nga ju që më pyesni se ku mund ta gjeni…

Për shkak të rritjes së cmimeve të lëndës së parë të printimit kam vendosur të mos e ribotoj, pasi ribotimi do ta dërgonte në treg me dyfishin e çmimit të mëparshëm dhe gjykoj që kjo thjesht nuk është e drejtë.

Librat e mi me receta nuk i kam parë dot si biznes, por më shumë si një mundësi për të ndarë grimca nga jeta ime në kuzhinë me ju; kështu që derisa të gjejmë kohë për receta të reja (me këto ritme fëmijesh nga 2034) do ndajmë receta të shijshme dhe të shpejta këtu në IG”, ka shkruar Arbana.

 

Linku: https://www.instagram.com/p/ChCI49gg3Wn/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfCMDplIJAH/?utm_source=ig_web_copy_link