Meta ka ndaluar influencuesin Andrew Tate nga Facebook dhe Instagram për shkelje të politikave të tij.
Ish-kikboksieri u bë i famshëm në vitin 2016 kur u hoq nga emisioni televiziv Big Brother për shkak të një videoje që dukej se e përshkruante atë duke sulmuar një grua.
Tate vazhdoi të fitonte famë në internet, dhe Twitter e ndaloi atë për të thënë se gratë duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet seksuale.
Ai kishte 4.7 milionë ndjekës në Instagram në kohën kur llogaria e tij u hoq nga platforma.
Meta tha se kishte hequr yllin e kikboksit nga platformat e tij për shkelje të politikave të tij nën argumentin e ‘organizatave dhe individëve të rrezikshëm’, duke cënuar të drejta themelore të platformës.
Andew nuk ka komentuar ende për ndalimin e Metës.
Linku: https://www.bbc.com/news/technology-62602913
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cha56XAJZjp/