Home Lifestyle Pse meshkujt vuajnë më shumë sesa femrat pas ndarjes? Ja çfarë thotë psikologjia
Pse meshkujt vuajnë më shumë sesa femrat pas ndarjes? Ja çfarë thotë psikologjia
0

Pse meshkujt vuajnë më shumë sesa femrat pas ndarjes? Ja çfarë thotë psikologjia

0
0

Të gjithë e dimë stereotipin: burrat, të mërzitur nga kufizimet e monogamisë dhe familjarëve, kërkojnë lumturi diku tjetër, duke shkaktuar kështu edhe ndarje dhe divorce.

Por çfarë ndodh pas ndarjes: pse meshkujt edhe pse shkaktarët kryesorë të saj e vuajnë më shumë?

Pjesa më e madhe e efektit negativ të ndarjes në shëndet mund të shpjegohet nga ndryshimet në stilin e jetesës , të tilla si përdorimi i duhanit dhe alkoolit tipike tek meshkujt.

Gratë inkurajojnë sjelljen e shëndetshme të burrave, pa këtë ndikim pozitiv, burrat mund të bien me shpejtësi në zakone të vjetra dhe jo të shëndetshme.

Përveç kësaj, meshkujt mund të jenë më të varur emocionalisht dhe seksualisht nga partnerët e tyre romantikë.

Kur u pyetën se kujt do t’i drejtoheshin së pari nëse do të ndiheshin në depresion, 71 për qind e burrave zgjodhën gratë e tyre. ndërsa vetëm 39 përqind e grave zgjodhën burrat e tyre.

Gratë janë më të afta të mbajnë një rrjet më të larmishëm mbështetjeje emocionale sesa burrat, dhe kjo mbështetje është e rëndësishme gjatë një ndarjeje.

Kjo nuk do të thotë se burrat nuk kanë miq ose familje, por ata mund të jenë më pak të mësuar të kërkojnë ose të marrin mbështetje emocionale jo bashkëshortore.

Si burrat ashtu edhe gratë e vuajnë ndarjen në shëndetin fizik dhe atë emocional.

Por efektet e dëmshme mund të jenë më të forta për burrat sepse ata ngurrojnë të kërkojnë mbështetje nga miqtë ose familja, pjesërisht shkaktuar edhe nga ‘egoja mashkullore’.

Linku: https://www.psychologytoday.com/us/blog/

Burimi i fotos: Pexels.com