Home Lifestyle A mund të shkaktojë seksi arrest kardiak? Studiuesit japin përgjigjen befasuese
A mund të shkaktojë seksi arrest kardiak? Studiuesit japin përgjigjen befasuese
0

A mund të shkaktojë seksi arrest kardiak? Studiuesit japin përgjigjen befasuese

0
0

A mund të bëjë seksi që zemra juaj të ndalojë së rrahuri papritur?

Një studim i ri sugjeron se, megjithëse kjo mund të ndodhë, mundësia është shumë e rrallë.

Në  një studim realizuar së fundmi, studiuesit analizuan informacione nga më shumë se 4500 njerëz që përjetuan arrest të papritur kardiak, një gjendje në të cilën zemra ndalon së rrahuri papritur për shkak të problemeve me aktivitetin elektrik të zemrës.

Ndër këto raste, më pak se 1 për qind e arresteve kardiake kanë ndodhur gjatë ose menjëherë pas aktivitetit seksual, zbuloi studimi.

Studimi është i pari që shqyrton aktivitetin seksual si një shkaktar potencial për arrest të papritur kardiak në popullatën e përgjithshme, thanë studiuesit.

“Ndërsa arresti i papritur kardiak është një gjendje shkatërruese me një shans të lartë vdekjeje, gjasat që kjo të ndodhte gjatë aktivitetit seksual … ishte jashtëzakonisht e ulët,” tha Dr. Sumeet Chugh.

Në rastet e rralla në të cilat seksi ishte i lidhur me arrest kardiak, njerëzit prireshin të ishin mesatarisht rreth 60- 65 vjeç.

Studime të shumta kërkimore kanë treguar përdorimi i ‘suplementeve të seksit’dhe mosha të ndërlidhura bashkë ndikojë më shumë në gjasat e një arresti kardiak gjatë aktit.

Linku: https://www.livescience.com/60903-sex-cardiac-arrest.html

Burimi i fotos: freepick.com