Home ShowBiz Pas debatit të ashpër në studion e Për’puthen, Neda zbulon raportin me Arjan Konomin
Pas debatit të ashpër në studion e Për’puthen, Neda zbulon raportin me Arjan Konomin
0

Pas debatit të ashpër në studion e Për’puthen, Neda zbulon raportin me Arjan Konomin

0
0

Neda Baluku është bërë pjesë e sezonit të ri në emisionin e dashurisë Për’puthen.

Ajo ka rolin e mblesit në këtë format gjithashtu opinionet e saj janë të hapura për konkurrentët dhe takimet e tyre.

Pak para disa kohëve në studion nisi një konflikt tepër i ashpër mes saj dhe Arjan Konomit.

Ndërsa Neda ka qënë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, nuk mund të lihej pa u komentuar raporti i saj me Arjan Konomin pas debatit të ashpër.

Ajo u shpreh se nuk ka qënë qëllimi i saj që debate të kaloi në personale, por kishte ndjerë një batutë të përsëritur nga ana e tij, por situata arriti kulmit gjatë emisionit dhe debati mori përmasa pak më të ashpra sesa thjesht një batutë.

Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion batutën duhet ta mbash, ta marrësh me humor.

Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie aty. Ndodhi ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është.

Secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona. Ai është një njeri që ka një lloj eksperiencë, nuk është hera e parë që bën debat në një televizion. Unë dhashë vetëm përgjigje të cilat mendoja se i meritonte situata. Më erdhi më shumë keq që u bëmë personazhe pa dashur.

Linku: https://youtu.be/TFCmeQOiRgI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ci-rWc5NEid/