Home Lifestyle Parashikimi i motit, 22 tetor 2022
Parashikimi i motit, 22 tetor 2022
0

Parashikimi i motit, 22 tetor 2022

0
0

Vendi ynë parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën e parë të ditës në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave.

Në pjesën e dytë e ditës pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com