Home ShowBiz U ‘kryqëzua’ për miqësinë me Ilirin, Meridiani sqaron raportin e tyre brenda “Dance Albania”
U ‘kryqëzua’ për miqësinë me Ilirin, Meridiani sqaron raportin e tyre brenda “Dance Albania”
0

U ‘kryqëzua’ për miqësinë me Ilirin, Meridiani sqaron raportin e tyre brenda “Dance Albania”

0
0

Meridian Ramcaj është bërë pjesë e emisionin të kërcimit “Dance Albania”.

Që në natën e parë të performancës së tij, ai rrezikohej të eleminohej pasi kishte më pak pikë se konkurrentët e tjerë.

Por mes tij dhe Arta Nitaj, juria i dha mundësinë Meridianit të vazhdonte garën.

Kjo zgjedhje u komentua tepër në rrjet pasi publiku e lidhte me miqësinë e tij me Ilir Sharqirin.

Së fundmi ai ka qënë i ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ku ka zbuluar shumë detaje rreth eksperiencës së tij në formatin e kërcimit.

I ‘ngacmuar’ nga moderatorja për të zbuluar se si i ka marrëdhëniet me jurinë, Meridiani rrëfeu për herë të parë se çfarë i kishte thënë Ilirit kur kishte vendosur të merrte pjesë në “Dance Albania”.

“Unë e di se çfarë mendojnë dhe çfarë thonë njerëzit. Unë Ilirit i kam thënë vetëm diçka kur kam filluar te ‘Dance’: ‘Në qoftë se ti nuk do kesh respekt për profesionin tënd, nuk do kesh respekt as për mua’. Kështu që shoqëria jonë dihet si është. Unë brenda pistës së kërcimit do jem konkurrent si gjithë të tjerët, jashtë shoqëria jonë do vazhdojë po njësoj dhe besoj do jetë shumë e gjatë.

Kështu që, për aq kohë sa ai nuk do respektojë profesionin e tij, i bie që nuk do më respektojë as mua… Iliri është shumë i prerë dhe kjo është një nga gjërat që më ka pëlqyer që kur kemi qenë në emision tjetër bashkë. Është shumë i prerë dhe shumë i ndarë në disa gjëra. Unë po e shijoj, kam ardhur për ta shijuar, kam ardhur për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur, por nuk kam pasur atë synimin që do shkoj se do fitoj trofeun se s’bën,” -u shpreh ai.

Linku: https://youtu.be/KS76VyZ-k1M

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfZNzA9jJvx/