Sërish bashkë, Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani konfirmojnë projektin e radhës
Prej kohësh në media po përflitet se moderimi dhe regjia e “Festivalit të këngës” do t’i besohej çiftit Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani.
Nga dyshja e njohur nuk ka pasur reagime, mirëpo regjisori Eduart Grishaj u ka vënë kapakun këtyre dyshimeve.
I ftuar në emisionin “Ditë pas dite” Eduarti ka pranuar se ai do të merret me regjinë dhe partnerja e tij me moderimin e “Festivalit të Këngës”.
“Ne jemi rritur me Festivalin e fundvitit, i cili ishte i vetmi program që ne e prisnim dhe kam një ndjeshmëri të mirë për këtë gjë.
Mendoj që jemi bërë një grup që po japim maksimumin edhe duke ndryshuar disa gjëra që ne mendojmë se mund të ishim bërë më mirë dhe që ne do të bëjmë një revolucion.
Një nga elementët që ne mendojmë se mund të jetë interesant është votimi i publikut, pra do ta zgjedhë ai se cila këngë do të shkojë në Eurovision”, është shprehur regjisori.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=P7Vm5qinT-I
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3XsV4qgps4/?utm_source=ig_web_copy_link