Home ShowBiz Nga shtatzënia deri tek çudirat e jetesës pas lindjes së vajzës, Ilda Bejleri rrëfehet si asnjëherë më parë
Nga shtatzënia deri tek çudirat e jetesës pas lindjes së vajzës, Ilda Bejleri rrëfehet si asnjëherë më parë
0

Nga shtatzënia deri tek çudirat e jetesës pas lindjes së vajzës, Ilda Bejleri rrëfehet si asnjëherë më parë

0
0

Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri, së fundmi është rikthyer në ekran pas disa kohësh.

Moderatorja ka vendosur që pas lindjes t’i përkushtohet vajzës së saj, Siena, duke lënë kështu mënjanë angazhimet në televizion.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.

Edhe pse Ilda gjithmon ka qënë e rezervuar për jetën e saj private, gjatë bisedës ka zbuluar shumë detaje që nuk i denim.

Moderatroja ka kujtuar edhe njëherë emocionet që e përshkuan kur mësoi për herë të parë se ishte shtatzënë dhe do të bëhej nënë e një vajze.

Kam bërë shtatë-tetë teste për t’u siguria që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje. Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtetë janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj jetën pa ty. Vajzat gjithmonë përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale për të gjithë familjen”, është shprehur moderatorja.

Ndër të tjera ajo tregoi se pas lindjes së vajzës, fle në dhomë me të duke lënë partnerin në një dhomë vetëm, pasi sipas saj është më mirë të rrijë vetëm njëri pa gjumë se të dy.

“Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu se si tingëlloi Siena. Pjesa më e vështirë janë ditët e para dhe muaji i fundit. Sa ja merr dorën është vështirë, pastaj është më thjeshtë. Natën qëndroj vetë, pjesa më e vështirë. Marrëdhënia nuk ka ndryshuar, vajza fle në dhomë vetëm dhe unë fle me të. Më mirë një pa gjumë se sa të dy”, u shpreh moderatorja në “Goca dhe Gra”, ka zbuluar moderatorja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=bELuSOA7e-Q

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ck3-qhGsSb_/?utm_source=ig_web_copy_link