Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira është khyer në një nga personazhet më të ndjekur dhe më të dashur për shqiptarët.
Ajo është duke përjetuar ditët e fundit të pritjes së ëmbël.
Moderatorja edhe pse në fillim shtatzëninë e mbajti të fshehtë me kalimin e kohës vendosi që shumëçka nga kjo periudhë e bukur t’i ndante me ndjekësit e saj.
Së fundmi Einxhel ka postuar një video ku tregon reagimet e miqëve të saj më të ngushtë teksa merrnin vesh për shtatzëninë e saj të papritur.
Mes të gjithëve emocionues kanë qënë reagimet e dy moderatoreve, Argjira Spanaca dhe Fjoralba Ponarit.
Edhe pse fillimisht ato nuk e besuan, duke mos reaguar pasi ishin në mëdyshje se Einxhel po i bënte një lojë, por më pas vrapuan të emocionuara për t’i dhuruar moderatores një përqafim.
Linku: https://youtu.be/qcG7pIgV6UI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cb0SwB-qaLm/?utm_source=ig_web_copy_link