0
0
Sipas MeteoAlb, vendi ynë në jesën më të madhe të ditës do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta gjatë paradites, ku reshjet e pakta do të jenë prezente në zonat Veriore. Por në vijim pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu në të gjithë Shqipërinë.
Orët e vona të natës do të sjellin reshje të dëbore në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com