Home Lifestyle Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2022
Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2022
0

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2022

0
0

MeteoAlb parashikon që pjesa e parë e ditës do të jetë me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Por pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht duke gjeneruar reshje të pakat, kryesisht në veri të Shqipërisë dhe në pjesën e dytë të ditës do të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor – juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com