Balerina e njohur, Isida Mollaymeri ka qënë e ftuar së fundmi për intervistë tek “Euronews”.
Ndër të tjera, gjatë bisedës balerina ka ndarë me shikuesit dy nga momentet më të vështira të jetës së saj.
Një prej tyre lidhet me vdekjen e shoqes së saj të ngushtë, ndërkohë që Isida duhet të performonte në opera.
“Kur ka vdekur shoqja ime Adelajda mua më duhej të kërceja atë ditë, ka qenë opera Traviata dhe unë isha solistja nuk kisha një zëvendësuese.
Adela ka vdekur në mëngjes dhe unë duhet të kërceja në darkë. Mbaj mend që i gjithë publiku është ngritur në këmbë se unë kërceja dhe më dalloheshin lotët që rridhnin.
I gjithë publiku është ngritur në këmbë dhe ka mbajtur një minutë heshtje”, është shprehur Isida.
Linku: https://youtu.be/54fAwB1MtBM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cl6w_XqtsCg/?utm_source=ig_web_copy_link