Home ShowBiz “Më vjen turp që jam këtu me një vajzë si ty”, Efi përplaset keq me Kejvinën
“Më vjen turp që jam këtu me një vajzë si ty”, Efi përplaset keq me Kejvinën
0

“Më vjen turp që jam këtu me një vajzë si ty”, Efi përplaset keq me Kejvinën

0
0

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP”, janë diskutuar shumë çështje delikate.

Banorët kanë vazhduar debatet që kanë nisur gjatë javës me njëri- tjetrit.

Përveç kësaj nuk kanë munguar as ofendimet për të cilat “Big Brother VIP” ka vendosur t’i çojë të gjithë konkurrentët në nominim.

Gjatë diskutimeve Efi nuk ka duruar dhe ka shpërthyer ndaj Kejvinës dhe Luizit.

“Më vjen turp që jam këtu me një vajzë si Kejvina dhe një djalë si Luizi. Janë disa etiketime shumë të shpifura që ka bërë zoti Luiz, që qeshin disa këtu”, tha në fillim Efi.

Menjëherë, ish-konkurrentja e Përputhen u ndërpre nga modelja Kejvina Kthella.

Kjo e fundit tha se Efi i tha se ‘i ka thënë psikopate’, por që i ka kërkuar ndjesë.

“Më tha se jam zero, të njeh e gjithë Shqipëria se si je. Unë nuk e toleroj më. Nuk mund të luaj dikush me mua. Nuk ka më tolerime. Unë nuk e toleroj më , dhe nuk e di se ç’do bëj më nëse kjo femër më drejtohet kështu”, përfundoi Efi.

Linku: https://youtu.be/9FE2Ke9XdEc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Clq7qhTIQwl/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/ClEK0JeIJnn/?utm_source=ig_web_copy_link