Mbrëmjen e djeshme, në orët e vona Dea Mishel dhe Mikela kanë vendosur t’i bëjnë një rreng Amosit.
Teksa Dea e ka zgjuar dhe i ka mbushur mendjen të dalin jashtë shtëpisë, Mikela ka vazhduar t’i mbush shtratin me miell.
Amos nisi të bërtiste kur kuptoi se kishte rënë pre e lojës së vajzave.
“O mizerje, o qelbësira! Më kanë mbushur krevatin me miell!”, është shprehur Amosi teksa banorët e pyesnin se çfarë ndodhi.
Mirëpo jo vetëm kaq, Amosi ka menduar që të hakmerret ndaj vajzave.
Ndërsa ato ndodheshin në tualet aktori u ka hedhur miell, por as ato nuk ia kanë përtuar.
Teksa Amosi bënte dush kanë derdhur mbi të sërish miell.
Këto sjellje nuk janë pritur asapk mirë nga ndjekësit të cilët kanë komentuar negativisht në rubrikën e komenteve.
Linku: https://www.instagram.com/reel/CnJsbwOBkfA/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/