Home ShowBiz Dea Mishel irriton publikun me deklaratën e saj ndaj Luizit, ish-i dashuri ‘i del në krah’
Dea Mishel irriton publikun me deklaratën e saj ndaj Luizit, ish-i dashuri ‘i del në krah’
0

Dea Mishel irriton publikun me deklaratën e saj ndaj Luizit, ish-i dashuri ‘i del në krah’

0
0

Dea Mishel ka irrituar përsëri publikun me deklaratën e saj teksa gjatë spektaklit u zbulua gjendja e Luizit.

“Nuk mund të jetoj me dikë që po vdes dita-ditës”, ka thënë shprehimisht Dea.

Mirëpo së fundmi pas gjithë komenteve negative të publikut ka reaguar ish-i dashuri i Deas, Isli Muça.

Sipas tij deklarata e Deas është nxjerr komplet nga konteksi që ajo e ka thënë.

“Dua që t’u kthej përgjigje mesazheve gjithë mllef që thonë kam bërë mirë që nuk jam më me Dean. Si fillim, jam me fat që e kam njohur. Ajo që pashe dje ishte përtej çdo imaginate se si mundet një njeri të përdori një sëmundje për qëllime që askush nga ne nuk i jep dot një shpjegim.

Për të gjithë ata që e njohin, Dea është solare dhe ka një zemër të madhe. Në aq vite sa kemi kaluar bashkë nuk ka pasur kurrë qëllime dashakeqese, përkundrazi gjithmonë ka vënë njerëzit e tjerë mbi veten. Ajo është vajza lozonjare që pikturon, kujdeset për kafshet, ka pasion leximin, ka pasion shkrimin, është lezeti i grupit në shoqëri, i ka batutat gati në çdo moment, gëzon respekt kudo ku ka punuar e mbi të githa është shumë e dashur dhe e dhimbsur. Unë jam i lumtur që e kam njohur dhe do të doja që si unë dhe të tjerët të kuptojnë botën dhe shpirtin tënd të bukur e të lirë”, është shprehur ndër të tjera Isli.

Linku: https://www.instagram.com/stories/isli.muca/3013616472828592302/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnPYVjxN7kq/?utm_source=ig_web_copy_link