Autobiografia e Princit Harry thyen rekord si libri i parë joletrar më i shitur ndonjëherë
Botuesit thonë se libri me kujtime të Princit Harry Spare është ‘libri jo-letrar më i shitur ndonjëherë’.
Kujtimet e Dukës së Sussex-it është cilësuar libri jo-letrar më i shitur ndonjëherë, duke regjistruar shifra prej 400,000 kopjesh deri më tani në formate hardback, ebook dhe audio që në ditën e parë të botimit, kanë thënë botuesit e tij.
Larry Finlay, drejtor menaxhues i Transworld Penguin Random House, tha: “Ne gjithmonë e dinim se ky libër do të fluturonte, por ai po i tejkalon edhe pritjet tona më të mëdha”.
“Me sa dimë, një ndër të vetmit libra që kanë thyer rekord shitjeje që në ditën e tyre të parë është Harry Potter.
Autobiografia e Princit Harry po publikohet në 16 gjuhë të ndryshme ndërsa pritet të publikohet në mbarë botën.
Gina Centrello, presidente dhe botuese e Random House Group, tha: “Ndërsa shumë libra për jetën e figurave publike mund të klasifikohen si kujtime të famshëm, Spare nuk është i tillë.
I prekshëm dhe i sinqertë, i guximshëm dhe intim, historia e Spare është ajo që ne e dinim tashmë, por tani mund ta kuptojmë përmes fjalëve të tij”.
Lidhur me shitjet e shumta të librit, Centrello tha: “Duke parë shitjet e shumta në ditët e para, lexuesit duket se janë dakord se “Spare” është një libër i domosdoshëm dhe një libër që ne jemi krenarë ta botojmë!”
Megjithatë, libri i ka ndarë lexuesit e tij. Shumë e lavdërojnë Princin Harry për ndershmërinë e tij, ndërsa të tjerë besojnë se ai po gënjen.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cei76gwN1sT/?utm_source=ig_web_copy_link