Home ShowBiz U kritikua për peshën e saj në shfaqjen e “Golden Globes”, Selena Gomez nuk i kursen ironitë
U kritikua për peshën e saj në shfaqjen e “Golden Globes”, Selena Gomez nuk i kursen ironitë
0

U kritikua për peshën e saj në shfaqjen e “Golden Globes”, Selena Gomez nuk i kursen ironitë

0
0

Selena Gomez u duk se iu kundërpërgjigj kritikëve lidhur me  paraqitjen e saj në ndarjen e çmimeve në “Golden Globe 2023”.

E veshur me një fustan “Valentino” pa rripa me një dekolte të thellë, ajo ishte një nga yjet e ceremonisë, si dhe u nominua për ‘Aktoren më të mirë’.

Këngëtarja 30-vjeçare, e cila mori pjesë në ceremoninë e çmimeve së bashku me motrën e saj nëntëvjeçare Gracie, doli live në Instagram menjëherë pas ngjarjes.

Në video, Gomez ishte e shoqëruar nga motra e saj 9-vjeçare, Gracie Elliott Teefey, teksa i drejtohet me ironi kritikëve për peshën e saj.

“Jam paksa e madhe tani sepse u kënaqa gjatë pushimeve”, Por ne nuk na intereson”, u shpreh Gomez.

Gomez më pas u kthye nga Gracie dhe kërkoi mendimin e saj, duke komentuar “apo jo?” duke qeshur.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i këngëtares erdhi pasi një numër ndjekësish bënë komente lidhur me peshën e saj në ceremoninë e Golden Globes.

Videoja e Gomez dhe motrës së saj Gracie në tapetin e kuq është bërë gjithashtu virale.

Teksa pozonte në tapetin e kuq, Gomez bëri me gjeste drejt motrës së saj më të vogël, siç u kap në një video të ëmbël të shpërndarë nga llogaria në Twitter e Golden Globes.

Pasi nëntë vjeçarja, e cila kishte veshur një fustan të shkurtër floriri, vrapoi te motra e saj më e madhe në klip, ata së bashku buzëqeshën para kamerës.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-11637201/Selena-Gomez-shuts-body-shaming-comments-attending-2023-Golden-Globes.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWo6sdSJBsm/?utm_source=ig_web_copy_link