MeteoAlb parashikon se zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në Ballkanin Veriperëndimor do të vijoj të diktojë kushtet e motit edhe në Shqipëri duke sjellë vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojë reshje shiu dhe dëbore.
Pritet që reshjet herë pas here të jenë dhe në formën e rrebesheve ku më intensive do të jenë në zonat Veriperëndimore të vendit tonë. Parashikohet që më të dukshme reshjet të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 17°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 – 70 km/h nga Jugperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com