Shumë e dashur për shqiptarët, aktorja turke humb kontaktet pas tërmetit në Turqi dhe Siri
Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën la mijëra njerëz të vdekur dhe të zhdukur.
Një nga personat që ka humbur plotësisht kontaktet është edhe, ylli i kinematografisë turke, Cansu Dere.
Deri më tani nuk dihet asgjë për të dhe nuk dihet ende vendndodhja e saj.
Cansu Dere konsiderohet si një yll në botën e telenovelave të njohura turke dhe ka miliona ndjekës në Instagram.
Ylli i telenovelave si “Ata”, “Pabesi” dhe “Ezeli”; dhe gjithashtu ka marrë pjesë në filma dhe seriale për platforma të tilla si Netflix dhe HBO Max nuk ka dhënë asnjë shenjë jete që nga tërmeti vdekjeprurës.
Në rrjet po qarkullojnë aludime për fatin e aktores, por duhet theksuar se ato kanë ardhur thjesht nga mosreagimi i saj në rrjete sociale.
Shqetësimi për Dere u shtua pasi ajo si personazh publik nuk publikoi asgjë për fatkeqësinë në rrjetet e saj sociale, gjë të cilën e bënë shumë figura të tjera të njohura.
Mirëpo ka edhe nga ata të cilët nuk dyshojnë se aktorja ka qënë e prekur nga tërmeti dhe kanë vërshuar drejt saj me një sërë akuzash për mosreagimin ndaj kësaj tragjedie që shkatërroi shumë qytete të vendit të saj.
Linku: https://thestoriest.com/whats-hot/254281.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CVdCj_at7bD/?utm_source=ig_web_copy_link