Jo çdo gjë është ashtu siç duket, Genc Fuga zbulon situatën e vështirë në të cilën ndodhet
Aktori i njohur, Genc Fuga ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”, ku ka rrëfyer shumë detaje për jetën e tij profesionale, por edhe ato sentimentale.
Ndër të tjera ai ka zbuluar edhe situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet ai dhe familja e tij, që vjen si pasojë e mosvlerësimit të artit dhe krijuesve të tij në vendin tonë.
“Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës.
Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave.
Eni duhet të fshehë pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. Është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji”, është shprehur aktori.
Linku: https://youtu.be/56yMizW0vW4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbmqZ9XjRnK/?utm_source=ig_web_copy_link