Home ShowBiz Pritja mori fund, Alban Skënderaj dhe Mc. Kresha publikojnë hitin e këtij viti
Pritja mori fund, Alban Skënderaj dhe Mc. Kresha publikojnë hitin e këtij viti
0

Pritja mori fund, Alban Skënderaj dhe Mc. Kresha publikojnë hitin e këtij viti

0
0

Vetëm përpara pak ditësh dy nga këngëtarët më të dashur të estradës shqiptare, Alban Skënderaj dhe Mc. Kresha paralajmëruan projektin surprizë.

Dyshja e artistëve e bëri të njohur për publikun bashkëpunimin e tyre përmes një fotoje të përbashkët një javë më parë.

Në atë foto ata zbuluan vetëm titullin e projektit muzikor, “Iluzion”, pa dhënë më shumë detaje lidhur me të.

Mirëpo pritjes i erdhi fundi, pasi kënga është lançuar ditën e sotme.

Artistët këtë herë kanë ardhur me një super baladë të denjë ku janë ndërthurur mjeshtërisht dy rrymat e ndryshme në të cilat ata bëjnë pjesë.

“Iluzion” është një baladë e dhimbshme dashurie shumë e ndjerë në çdo varg dhe gjithashtu interpretuar me shumë mjeshtëri nga këngëtarët.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe në vetëm në pak orë nga publikimi ka arritur të marrë shumë klikime dhe komente positive.

 

Linku: https://youtu.be/aGB6Zal6BMg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cpm8114tGGd/?utm_source=ig_web_copy_link