Home Aktualitet Gjuha shqipe më e bukur se greqishtja? Skeçi më i ri i Supersnake thyen tabutë
Gjuha shqipe më e bukur se greqishtja? Skeçi më i ri i Supersnake thyen tabutë
0

Gjuha shqipe më e bukur se greqishtja? Skeçi më i ri i Supersnake thyen tabutë

0
0

Supersnake është një nga faqet më të njohura në rrjetet sociale dedikuar komedisë dhe humori të zi.

Përmes skeçeve të improvizuara komediani Andreas Metaxa ofron komente thumbuese sociale duke satirizuar të famshëm, dhe jo vetëm.

Pasqyrimi i realitetit të epokës në të cilën jetojmë, ambicja për famë dhe para vetëm përmes ekspozimit në rrjete sociale, është thelbësore dhe dominuese në videot apo memet e krijuara prej Metaxa.

Llogaria e Supersnake është gjithashtu e njohur në mbarë botën për talljen me turmën e qarkut të partive të përbërë nga miliarderë, modele, politikanë të rremë, promovues dhe të gjithë njerëzit që duan të jenë pjesë e kësaj bote partiake.

Por jo vetëm kaq. Në një nga skeçet e fundit satira e komedianit arrin edhe në imitimin e kulturës dhe sjelljes së shkujdesur të meshkujve grek teksa përpiqen të krijojnë lidhje romantike.

“Performon thirrjen tradicionale greke të çiftëzimit”, është titulli i komedisë së shkurtër përmes së cilës paralajmëron shikuesit për gjithë skenën që do të paraqitet më pas.

Në video shihet teksa një djalë përpiqet të afrojë një vajzë përmes ngacmimeve të tij duke përzjerë në komunikim me të gjuhën greke dhe atë angleze.

Gjuha e panjohur për vajzën amerikane mesa duket e ka tërhequr atë duke e nxitur të pyesë djalin nëse është duke folur shqip.

“Gjuha juaj është shumë e bukur. A jeni shqiptar?” pyet vajza.

Nga ana tjetër djali acarohet me këtë vlerësim për gjuhën shqipe dhe i kthehet asaj në një mënyrë tepër arrogante duke i kërkuar edhe më pas ‘të futen direkt në temë’, pra të kenë marrëdhënie intime.

“Ndalo së foluri. Në Greqi ne nuk flasim me gojë si amerikanët. Ne flasim me trup”, ka satirizuar komediani duke lënë të nënkuptohet mosvlerësimi për gjuhën e vendit të vetë.

Por ç’lidhje ka gjuha shqipe në këtë skeç?

Përgjatë gjithë historisë janë shënuar shumë konflikte mes popullit grek dhe atij shqiptar, ku herë pas here është përfshirë edhe gjuha shqipe.

Lidhur me vlerësimet dhe studimet e realizuara për të vërtetuar arkaizmin e gjuhës shqipe gjithmon grekët i janë frikësuar njëjtë siç shihet edhe nga reagimi i djalit në video.

Përmes humorit të zi të këtij skeçi komediani Andreas Metaxa ka thyer padiskutim tabu lidhur me këtë çështje delikate për popujt.

Linku i videos: https://www.instagram.com/reel/Cqa6r0buCvE/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjWidy3JIR4/