Home ShowBiz Nga njohja me Dojnën deri tek planet për martesë, si rrallëherë rrëfehet Vlashent Sata
Nga njohja me Dojnën deri tek planet për martesë, si rrallëherë rrëfehet Vlashent Sata
0

Nga njohja me Dojnën deri tek planet për martesë, si rrallëherë rrëfehet Vlashent Sata

0
0

Vlashent Sata dhe Dojna Mema prej vitesh tashmë janë një nga çiftet më të dashur për publikun si edhe prindër të një djali, të quajtur Nolan Sol.

Së fundmi artisti ka qënë i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ku ka rrëfyer si rrallëherë detaje të pathëna më parë për jetën e tij private.

Gjatë intervistës nuk kishte si të mos mungonin pyetje për partneren e tij, moderatoren, Dojna Mema.

Vlashenti ka rrëfyer për publikun ndjesitë për takimin e tyre të parë, duke u shprehur se është habitur nga sjellja, inteligjenca dhe humori i Dojnës.

Ne nuk njiheshim, e dija që luante piano, nuk ishte dokushdo, përveç se ishte e bukur dhe të magnetizonte me ato sy, bënte batuta, e kisha parë më parë por nuk ma merrte mendja.

Kur kemi folur aty unë kam ngel pa mend se inteligjenca që kishte për të bërë humor, mënyra sesi bënte që të ndihej i ftuari, sesi më bënte të ndihesha unë, mendoja se ishte talent.

Se kur e shef thua është e bukur. Po është person fantastik, di të them se kam qënë i magjepsur”, zbuloi Sata.

I pyetur nëse do bëjnë dasëm, ai dha një përgjigje pa u menduar gjatë.

Patjetër që po. Do bëjmë një festë të madhe do ftojmë gjithë publikun”, u shpreh artisti.

Linku: https://youtu.be/QSRey_cTgRo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdQ4G3uolvh/