Aurela Gaçe është padiskutim një zë tepër i dashur për gjithë publikun shqiptar.
Artistja ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Why not”, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj.
Ndër të tjera ajo është rikthyer pas në kohë duke risjellë në kujtesë disa momente nga dasma e saj me Skerdin.
“Kur kam bërë dasmën, unë me Skerdin ishim martuar më përpara e kishim mbyllur atë muhabet por donim të mblidhnim njerëzit, shoqërinë, fisin, që erdhën të gjithë. Të gjithë, me gjithë nipër e mbesa, mezi kishin pritur se nuk u besohej që do të martohesha.
Thanë do të shkojmë ta shikojmë vetë me sytë tanë katrahurën.Unë kisha tre fustane, me kurora të ndryshe. E fundit fare ishte krijuar nga Joni Peçi. Kur pashë kurorën mbarova, i thashë dhe tortën e dua kështu.
Më vonë më thotë Mand Peza i pëlqyen të gjitha fustanet por për këtë kurorën thanë: Po kjo edhe ditën e dasmës e gjeti të sajojë?! Pastaj del Rita Ora në Met Gala. Gjithë mediat këtu shkëlqen, moda e re.
Thashë: Eee, kur e bëjmë ne quhet sajesë, kur e bën bota quhet modë!”, ka zbuluar këngëtarja.
Linku: https://youtu.be/xq533DkrXYg
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CqQbOsZKbNt/?utm_source=ig_web_copy_link